. Po pastroni shtëpinë pafund këto ditë, të paktën bëjeni siç duhet – Flaka Plus

Po pastroni shtëpinë pafund këto ditë, të paktën bëjeni siç duhet

Teksa respektojnë distancën sociale, të mbyllur në shtëpi, njerëzit i janë përkushtuar pastrimit si një formë për t’u marrë me diçka, përpos dëshirës për të dezinfektuar sipërfaqet

Jason Tetro, një mikrobiolog amerikan, tha për Healthline se nuk ka vend për panik, megjithëse është me rëndësi që të pastrohen disa sipërfaqe, që mund të grumbullojnë më shumë mikrobe.

Ai theksoi se me rëndësi është pastrimi i:

-telekomandës
-tastierave dhe mouse-it të kompjuterit
-telefonave
-dorezave të dyerve
-çelësave të dritave

Ambientet ku duhet të përqendrohet pastrimi janë tualeti dhe kuzhina, më së shumti dollapët dhe dorezat (frigoriferë, pjatalarëse, furrë).

Disa njerëz përdorin vodka për pastrim, megjithëse Tetro nuk e sugjeron sepse duhet të ketë minimumi 62% alkool për të qenë efektive. Uthulla, thotë ai, ka efekte të mira pastruese.

“Mund ta lini në sipërfaqe për afro 10 minuta që të siguroheni që ka pasur efekt,” shtoi më pas.