. “Dukesha e Disney-t”, publikohet traileri i projektit të ri të dubluar nga Meghan Markle – Flaka Plus

“Dukesha e Disney-t”, publikohet traileri i projektit të ri të dubluar nga Meghan Markle

Pas heqjes së statusit mbretëror, Dukesha e Sussex, Meghan Markle, iu rikthye pasionit të saj të vjetër.

Ajo nënshkroi një kontratë me “Disney” për të sjellë projekte të reja që në fakt s’do të kenë asnjë përfitim për dukeshën.

Meghan ka dubluar projektin e parë për elefantët, fitimet e të cilit do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

“Disney” ka publikuar trailerin e projetit të ri, duke treguar për shikuesit se dokumentari është dubluar nga Dukesha e Sussex, të cilën tashmë e cilësojnë si “Dukesha e Disney-t”.

Momentalisht, Meghan dhe Harry ndodhen në Kanada, ku kanë nisur jetën e re.

Ata janë izoluar në shtëpi së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison, për shkak të emergjencës së koronavirusit në mbarë botën.