. Momenti kur Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb shembet nga tërmeti i fuqishëm|VIDEO – Flaka Plus

Momenti kur Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb shembet nga tërmeti i fuqishëm|VIDEO

Fundjavën që lamë pas, tre tërmete radhazi tronditën Kroacinë, ku më i madhi u regjistrua me magnitutë 5.3 ballë i shkallës rihter, në Zagreb.

Në një video të bërë virale, tregohet momenti kur Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb, pëson disa shembje, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

Mirëpo, ajo që tërheq vëmendje, janë disa mace që shëtisnin përreth godinës, të cilat pak sekonda para se lëkundjet të nisnin, janë larguar me shpejtësi të madhe.

Përveç dëmeve materiale të paktën 17 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti në Kroaci, ndërsa një 15 vjeçare është në gjendje të rëndë dhe mjekët po luftojnë që ta mbajnë në jetë, shkruajnë mediat e huaja.

Ju ftojmë të ndiqni pamjet: