. Dyshohet edhe për një të prekur me Covid 19 në Gostivar – Flaka Plus

Dyshohet edhe për një të prekur me Covid 19 në Gostivar

Në pritje janë rezultatet e testit të një qytetari nga Gostivari i cili dyshohet të jetë i prekur nga virusi korona në bazë të shenjave të tij.

Këtë e konfirmojnë nga Spitali i Gostivarit. Nga aty thonë se qyetarja pozitive me Covid 19, e konstatuar ditë më parë, është në gjendje stabile dhe trajtohet në Repartin Infektiv. Ajo ishte leshuar në shtëpi, por për shkak të ankesave nga banorët, ajo është kthyer sërisht në spital.

Ndryshe, në Spitalin e Gostivarit kanë arritur shumë donacione së fundmi, konkretisht paisje për mbrojtje nga virusi korona. Tv Globi