. Dy tërmete të fuqishme tronditin Kroacinë – Flaka Plus

Dy tërmete të fuqishme tronditin Kroacinë

Dy tërmete të forta brenda pak minutash kanë goditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas të dhënave sizmologjike të qendrës evropiane, tërmeti i parë ka rënë në orën 06:24 dhe ka qenë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë pranë kryeqytetit Zagreb në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Rreth 35 minuta më vonë, në orën 07:01, vendi u trondit nga lëkundjet e dyta sizmike. Sipas të dhënave nga sizmologjia, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë sërish pranë Zagrebit.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale. Një ditë më parë, edhe Greqia u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3.