. Izraeli, shembulli i një karantine të përsosur – Flaka Plus

Izraeli, shembulli i një karantine të përsosur

Përgjigja ndaj atyre që tregohen refuzues me masat e ndërmarra, përfshirë karantinën e detyruar për dhjetëra e mijëra vetë, është vetëm një: shpëtimi i mijra jetëve, po aq dhe i shumë parave në ekonominë e së ardhmes

Ajo që filloi si një shpërthim lokal viral në Kinën qendrore u kthye në vetëm pak javë në një fenomen mbarëbotëror, ndërsa mjekët ende nuk janë në gjendje të na thonë sesa afër pikut të krizës jemi. Vende në të gjithë botën janë në proces e në vazhdim për të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e popullsisë dhe ekonominë e tyre, ndërsa duket se vetëm Izraeli ka përshtatur masa më agresive se vendet e tjera.

Kështu shkruan Dr. Yair Schindel*, në një analizë të tij për The Times of Israel, kur shpjegon se vetëm në mesin e muajit shkurt, autoritetet qeveritare i mbyllën kufijtë me banorët e Kinës dhe Koresë së Jugut e ndërkohë që virusi u përhap në Evropë, ato gjithashtu shtuan në listën e vendeve të ndaluara Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Por nuk ishte vetëm kjo masë për ta: shtetasit izraelitë që patën vizituar këto vende u kërkohej të vetëkarantinoheshin për gati dy javë pas kthimit të tyre. Mosrespektimi i rregullave mund të conte deri në ndjekje penale, thanë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat e ndërmarra në Israel janë konsideruar shumë të ashpra nga ata që bëjnë opinionin publik në vend dhe politika e rreptë në lidhje me karantinën është bërë një çështje e debatit të ndezur. Dhjetëra mijëra njerëzve të shëndetshëm, të cilët u kthyen nga jashtë, për shkak se mund të kenë rënë në kontakt me turistë të huaj, u është kërkuar të izolohen. Por pyetja qw qwndron ende nw rrjetet sociale wshtw; a është vërtetë e nevojshme kjo situatw karantinimi total? Mbi të gjitha, kur tek të rinjtë e shëndetshëm, shkalla e sëmundshmërisë për koronavirusin është jashtëzakonisht e ulët, rreth 0.2%.

Edhe pse është konsideruar agresive, siç mund të jetë politika e Izraelit, ajo është pa dyshim politika e duhur dhe duket se do ta përfundojë këtë proces me siguri duke kursyer shumë jetë apo dhe shumë para, shkruan mw tej Dr. Schindel. Ky operacion – veçanërisht detyrimi i karantinës për grupe relativisht të mëdha – është një shembull i ndritshëm se sa me maturi e zgjuarsi këto politika shëndetësore po ndërmerren.
Rreziku më i madh për popullatën dhe ekonomitë e vendeve të prekura nga koronavirusi tani, nuk është shkalla e vdekshmërisë prej Covid-19, por shkalla e transmetimit të tij, sqaron mw tej esksperti. Derisa të zhvillohet një vaksinë, i vetmi trajtim për koronavirusin është të ndihmojmë pacientët të ulin agresivitetin e sëmundjes, e cila përfshin, në raste më të vështira, lidhjen e tyre me një aparat ventilimi dhe izolimin e tyre në një zonë karantine spitalore. Imagjinoni nëse gjysma e popullsisë së vendit të ishte e ekspozuar, 10% të jenë infektuar dhe 10% e tyre të kenë simptoma akute; cili është ai spital që mund të sigurojë ndonjë infrastrukturë të kujdesit shëndetësor me dhjetra mijra shtretër spitalorë në të njëjtën kohë për këta pacientë?

Kjo është dhe mençuria e politikës izraelite. Mbajtja e bartësve të mundshëm të Coronavirusit në karantinë nuk do të parandalojë përhapjen e plotë të sëmundjes në Izrael, por do ta ngadalësojë atë, duke lejuar sistemin e kujdesit shëndetësor të përballojë disa dhjetëra raste që mund të shfaqen çdo javë, në vend të një fluksi masiv të mijëra ose dhjetëra mijëra pacientëve menjëherë. E para lejon që spitalet të trajtojnë siç duhet pacientët me koronavirus; përndryshe do të kemi një kolaps të mundshëm potencialisht për ta mposhtur sistemin izraelit të kujdesit shëndetësor.
Përkundrazi, sistemi i integruar i kujdesit shëndetësor në Izrael i është përgjigjur për mrekulli sfidës së koronavirusit, me Ministrinë e Shëndetësisë, me Organizatën e Kujdesit Shëndetsor dhe spitalet që punojnë krah për krah për të përpunuar dhe provuar transportuesit e dyshuar, duke i gjurmuar ata sa më shpejt të jetë e mundur shkruan pwr gazetwn Dr. Schindel.

Ky sukses deri më tani në Izrael u njeh meritat nëpunësve të vjetër civilë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe CEO-ve në spitalet e mëdha. Spitali Sheba, i vendosur në periferi të Tel Avivit, ka qenë në pararojë të trajtimit të kësaj epidemie, duke përdorur teknika inovative si telemjekësia dhe procese analitike për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientët, duke dhënë një shembull për spitalet e tjera në vend se si të përdorin këto teknologji në një krizë. Duhet theksuar se sistemi shëndetsor në Izrael është ndërtuar në atë mënyrë që interesat e pacientëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor të jenë në përputhje 100%. Ne kemi parë që i gjithë sistemi të funksionojë në mobilizimin kundër përhapjes së këtij virusi, përfshirë gadishmërinë e menjëhershme të qytetarëve izraelitë për të respektuar udhëzimet dhe masat e dhëna nga autoritetet shtetërore.

Deri më tani, politika dhe udhëzimet që janë prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit kanë qenë proporcionale, të përgjegjshme dhe të sakta. Megjithë kritikat e ashpra që ai mori, Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë veproi me mençuri, pro-aktivitet dhe me një sy drejt kufizimit të ndikimit të këtij opinioni në të ardhmen. Për më tepër, drejtuesit e sistemeve mjekësore të Izraelit, në veçanti politikë-bërësit dhe ekipet drejtuese në organizatat e siguracioneve shëndetsore dhe në spitalet e vendit tonë, shton me tej Schindel, kanë treguar udhëheqje të vërtetë që meriton lëvdata të thella. Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë zbatuar në të gjitha sistemet përkatëse; në spitalet, në objektet publike dhe në mesin e popullatës së përgjithshme, me informacione të shpërndara në secilën organizatë shumë shpejt dhe me efikasitet të plotë, ndërsa planet e emergjencave që përgatiteshin më shumë sesa një dekadë më parë, tani po zbatohen plotësisht. Ne duhet të krenohemi me faktin se ndërsa krahasohet me shumicën e kombeve të tjera në botë, vendi ynë është përgjigjur në mënyrën më adekuate dhe më të saktë ndaj kësaj krize.

Për shembull, nëse marrim Italinë si vendi më i goditur në Evropë, vetëm vonë ata vendosën të mbyllin shkollat dhe universitetet, deri në një njoftim të dytë, duke bërë që virusi të prekte një përqindje shumë më të madhe të popullsisë. Historia jonë e lashtë na ka mësuar se sigurisht ekziston një rrugë që duket e lehtë por në planin afatgjatë kjo mbetet ende e vështirë, ndërsa një rrugë që fillimisht duket e vështirë mund të rezultojë se ka qenë më e drejta.

Është e qartë se reagimi i autoriteteve të Izraelit ndaj Coronavirus po ndjek rrugëdaljen e fundit por kur historia e krizës së koronavirusit të shkruhet prej fillimit, do të jetë e qartë për të gjithë se ajo ishte më e duhura, ka pwrfunduar analizwn e tij bashkëthemeluesi një prej platformave më të njohura në Izrael, aMoon, dr. Schindel.

*Dr. Yair Schindel, bashkëthemelues i aMoon, një fond global i HealthTech VC me qendër në Izrael. Më parë, Dr. Schindel ka shërbyer si Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kombëtare Digjitale të Shtetit të Izraelit, përgjegjës për dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare dhe stimulimin e rritjes ekonomike. Ai është themeluesi i Rrjetit MAOZ, një OJQ bashkëpunimi midis udhëheqësve më me ndikim të Izraelit.

Përgatiti Monika Stafa

Top Channel