. I vdes miku nga koronavirusi, Bebe Rexha ka një kërkesë për Trumpin – Flaka Plus

I vdes miku nga koronavirusi, Bebe Rexha ka një kërkesë për Trumpin

Bebe Rexha ka disa fjalë për Trumpin, publikisht.Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka njoftuar se një mik i një miku të saj ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi|, ka shkruar Bebe e cila ka disa fjalë për Trump.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.