. Spasovski: Edhe burg për ata që nuk do t’i respektojnë rekomandimet – Flaka Plus

Spasovski: Edhe burg për ata që nuk do t’i respektojnë rekomandimet

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme institucionet do të jenë rigoroze, do të kryejnë kontrolle intensive që ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Policia dhe shërbimet inspektuese do të jenë maksimalisht të angazhuar. Për secilin që nuk do të respektojë rekomandimet dhe vendimet për vetizolim, do të ketë sanksione serioze, jo vetëm në të holla, por edhe me burg, tha sot pasdite kryeministri Oliver Spasovski.

Në deklaratë për Radiotelevizionin e Maqedonisë, Spasovski informoi se nesër do të sillen vendimet e para të Qeverisë për masat restriktive, por kjo nuk domethënë se jeta nuk do të rrjedhë normal dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen në marketet dhe të blejnë rezerva.

Kufizime të lëvizjes së qytetarëve, kufizim të tubimeve më shumë se tani, kufizim të ndonjë pune, janë vetëm disa nga masat të cilat ndoshta do të sillen.

“Kjo është situatë e rëndë në të cilën për herë të parë gjendemi dhe e cila na obligon të gjithëve, edhe institucionet edhe qytetarët dhe ekonomisë dhe medieve, të jemi bashkë që ta fitojmë betejën. Të gjithë jemi përgjegjës. Duhet të respektohen vendimet qeveritare, secili të bart një pjesë të përgjegjësisë për menaxhim me koronavirusin. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i koncentron të gjitha instrumentet e efikasitetit në Qeveri. Lihet hapësirë për sjelljen e rregullave me fuqi ligjore, që të ndryshohen vendime të caktuara ligjore në funksion të menaxhimit me koronavirusin”, potencoi Spasovski.

Përsëriti edhe se varësisht kushteve, gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdohet edhe pas 30 ditëve.

Sipas tij, ka rezerva të mjaftueshme të ushqimit në marketet dhe në rezervat shtetërore. Transporti i mallrave nuk është ndërprerë, ka protokolle të veçanta të dakorduara me shtetet e rajonit. Nuk do të ndërpritet as prodhimtaria, e as shkëmbimi i mallrave. Sistemi shëndetësor ka kapacitet që të menaxhojë me situatën dhe për momentin këtë po e bën shkëlqyeshëm. Paralelisht, i kushtohet rëndësi ekonomisë, ndërsa biznesit duhet t’i ndihmohet.