. Ndërron jetë japonezi që e përhapi qëllimisht koronavirusin! – Flaka Plus

Ndërron jetë japonezi që e përhapi qëllimisht koronavirusin!

Ka ndërruar jetë japonezi që kishte përhapur qëllimisht koronavirusin. Edhe pse mjekët i kishin këshilluar vetëizolimin, 57 vjeçari i prekur nga COVID 19 shkonte nëpër bare, thonë mediat e huaja.

Burri jetonte në qytetin Gamagornë prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte shtruar së fundi. 57 vjecari ishte diagnostifikuar me koronavirus në fillim të marsit dhe kur mjekët I thanë që të vetëizolohe, sepse shtrimi nuk bëhej që në atë moment, ai doli nëpër disa kafene e u tha të afërmve se kishte rezultuar pozitiv dhe se po dilte atje jashtë “që të përhapte virusin”.

Në Japoni janë konfirmuar më shumë se 1.500 të infektuar nga koronavirusi, përfshirë dhe pasagjerët e anijes Diamond Princess. 37 janë viktimat e sëmundjes në këtë vend. Kina, e cila së fundi ka regjistruar vetëm 12 raste infektimesh dhe ishin të gjithë persona të ardhura nga jashtë, dëboi reporterët e tre gazetave amerikane, në shenjë hakmarrjeje për kufizimet e mediat e saj në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme kineze kërkoi nga gazetarët e Neë York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal që të dorëzojnë akreditimet brenda dhjetë ditësh. Bëhet fjalë për të paktën 13 gazetarë. Ministria po ashtu kërkoi informacione rreth operacioneve të tyre në Kinë.

Top Channel