. Kanadaja dhe SHBA-ja e mbyllin kufirin e përbashkët – Flaka Plus

Kanadaja dhe SHBA-ja e mbyllin kufirin e përbashkët

Kanadaja dhe SHBA-ja e mbyllin kufirin e përbashkët për udhëtime të cilat nuk janë të nevojshme, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Tramp.

Ai theksoi se tregtia nuk do të rrezikohet për shkak të masës së përkohshme, duke shtuar se detajet do të publikohen në mënyrë shtesë.

Otava zyrtare u bëri thirrje kanadezëve të cilët janë jashtë vendit të kthehen në atdheun e tyre derisa të munden.

Ministri kanadez  i Transportit, Mark Garno dje konfirmoi se të gjithë shtetasit kanadezë mund të kthehen, duke i përfshirë ata të cilët udhëtojnë nga SHBA-ja drejt vendit.