. Haxhiu: Menaxhuam gjithçka mirë derisa ndërhyri presidenti – Flaka Plus

Haxhiu: Menaxhuam gjithçka mirë derisa ndërhyri presidenti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke menaxhuar me sukses situatën pas rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me këtë sëmundje.

Haxhiu ka akuzuar pushtetet e kaluara, që sipas saj nuk janë mësuar me rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave.

“Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim. Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë. Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veç për rrëmuja është i njohur”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj në rrjetin social, Facebook.