. Filipçe: Gjendja stabile e të gjithë pacientëve – Flaka Plus

Filipçe: Gjendja stabile e të gjithë pacientëve

Numri i të infektuarve me koronavirus në vend është 35. Të gjithë të diagnostikuarit janë me fotografi të lehtë klinike. Stabile është gjendja edhe e të gjithë pacientëve në Klinikën për sëmundje infektive, të pacientëve në Dibër, si dhe e pacientes e cila është në aparat respirator dhe nuk ka shenja për përkeqësim të gjendjes së saj. Katër raste sot të konfirmuara janë lidhur me personat të diagnostikuar dje në Shkup, dhe janë anëtarë të familjeve të tyre ose miq të tyre.

Po bëhen analiza të 30 personave, prej të cilëve një nga Kumanova, dy nga Shkupi, ndërsa të tjerët janë qytetarë të Dibrës dhe rrethinës. Bëhet fjalë për persona, të cilët nuk kanë simptome, por është e mundur të kenë pasur kontakt me dikë nga të infektuarit.

Këtë pasdite në konferencë për shtyp në Qeveri e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se negative janë testet e 12 personave, të cilët kanë arritur me aeroplan nga Brukseli, e për të cilët është vendosur indikacion për testim, në pajtim me të dhënat të cilat i kanë dhënë, dhe ata janë lëshuar në shtëpi në vetizolim të obliguar, në pajtim me rekomandimet.

“Dje në Deve Bair arriti një grup prej 10 njerëzve, të cilët janë vendosur në Pepelishte dhe gjatë natës dhe në mëngjes janë kontrolluar nga epidemiologu dhe në pajtim me vendimin, pasi është e mundur të arrijnë edhe më shumë njerëz, ata do të transferohen në Entin në Demir Kapi. Ka pasur reagime se kushtet aty janë të këqija, se nuk janë adekuate dhe për këtë shkak kemi ndërmarrë masa për transferimin e tyre. Ne jemi në fazë të gatishmërisë së lartë nëse paraqiten qytetarë, të cilët janë të ngujuar në vendkalimet kufitare, duke përfshirë dhe për të gjithë ata të cilët sot vijnë me aeroplan”, tha Filipçe.

Lidhur me rezervat e gjakut tha se ato janë të mjaftueshme, ka sasi identike siç kanë pasur periudhën e njëjtë, vitin e kaluar duke pasur parasysh që janë anuluar intervenimet kronike ndërsa me qëllim të parandalohet mungesa eventuale për shkak se do të reduktoheshin aksionet e dhurimit të gjakut. Sqaroi se ajo ka qenë një nga shkaqet pse është vendosur masë e tillë e cila tërësisht respektohet nga të gjitha institucionet publike shëndetësore, të gjitha intervenimet urgjente, intervenimet onkologjike kryhen me temp, rutinë dhe indikacion të zakonshëm.

“Nga rezervat evropiane dhe Kina në drejtim të zbulimit të rasteve të reja arrijnë publikime, njerëzit i publikojnë konstatimet. Njëherit është publikuar në një punim shkencor profesionist për atë si ka filluar epidemia në Italinë Veriore dhe se problemi më i madh me të cilin mund të përballet një sistem shëndetësor është për një kohë të shkurtër të mbushen pavijonat për kujdes intensiv. Në Itali në qytetin Kodonjo nga fundi i janarit është pranuar një pacient me pneumoni atipike, i cili është diagnostikuar me koronavirus dhe ditën e ardhshme 36 pacientë tjerë që kanë qenë në lidhje direkte epidemiologjike me pacientin e mëparshëm, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme nga 10 deri 15, gjegjësisht në tre ditët e para nga epidemia – pacientë që kanë pasur nevojë nga intubimi mekanik, respektivisht mjekim në repartin për kujdes intensiv”, tha Filipçe.

Në këtë kuptim, zbulimi j hershëm, skriningjet pas indikacioneve epidemiologjike, siç tashmë kemi filluar të bëjmë në Dibër tani në rrethinën e Strugës, këtyre ditëve bëhet plani edhe për disa lagje dhe rajone në Shkup dhe në qytete tjera, konform të dhënave që i kanë epidemiologët është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët rastet që të mos e ngarkojnë sistemin shëndetësor dhe ai më tej të shkaktojë probleme dhe komplikime në mjekim dhe pamundësi të përballemi me këtë problem. Sipas tij, skrining masiv nuk do të thotë se e gjithë lagjja do të testohet, por se do të gjuhen grupet e njerëzve të cilët ndoshta janë në fazë të inkubacionit.

Filipçe edhe një herë i përsëriti mesazhet e ato janë; të gjithë t’u përmbahemi masave për parandalim, të mos dilet pa nevojë, të mbahet distancë, të lahen duart shpesh.